Telenews

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit është i njohur për organet e rendit dhe se është në kërkim.

Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar për Reporteri.net se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani.

Të ngajshme

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj

Fëmija 4-vjeçar i gjetur i vetëm në Ferizaj ribashkohet me nënën

Rrezarta Ramaj