Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka marrë pjesë në dasmën e vëllait të këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha, në New York.
Ledri është bërë pjesë e atmosferës festive, ku ka kënduar për të pranishmit, duke sjell muzikën shqiptare edhe në këtë festë të veçantë.
Prania e reperit në dasmë ka tërhequr vëmendje, ndërsa muzika shqipe vazhdon të jetë pjesë e festimeve të shqiptarëve edhe larg vendlindjes.
Dasma është kthyer në një moment ku kultura dhe muzika shqiptare kanë zënë vend në një festë familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

