Telenews

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 54-vjeçari në vendin e punës –

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.

Sipas tij, dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore, viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e 54-vjeçarit.

Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Të ngajshme

Shiroka-Pula takohet me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin –

KushtrimGuraj

Një ekip kosovarësh ftohet në kampionatin europian të talenteve të reja në sigurinë kibernetike në Gjermani –

KushtrimGuraj

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj