Telenews

Kurti dhe Ulutas zhvilluan takimin lamtumirës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, raporton Ekonomia Online.

Duke e vlerësuar si konstruktiv komunikimin me gjeneralmajor Ulutaş, kryeministri Kurti tha se ai largohet nga vendi ynë si mik, me të cilin do të ruajmë kujtime të mira.

“Ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin dhe bashkërendimin”, ka njoftuar Zyra për Media e Qeverisë.

Sipas njoftimit, në takim u bisedua për rrugën drejt anëtarësimit në NATO, por edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën e sigurisë në vend dhe rajon, ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, ndërveprimin e mirë të institucioneve të Republikës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të tij.

Të ngajshme

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Rrezarta Ramaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

Rrezarta Ramaj

Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

Rrezarta Ramaj