Telenews

Senatori Durbin: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme amerikane –

Propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta shndërruar Kampin Bondsteel në një bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara është vlerësuar si një çështje që meriton vëmendje të veçantë nga senatori amerikan Dick Durbin.

Durbin, i cili po qëndron në Prishtinë së bashku me senatoren demokrate Jeanne Shaheen, ka folur për këtë propozim në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Senatori ka bërë të ditur se gjatë diskutimeve për këtë çështje, ekzekutivi kosovar “ka propozuar një marrëveshje financiare”. Sipas Durbin, zbatimi i një propozimi të tillë nuk do të përbënte ndonjë “sakrificë të madhe parash” për Shtetet e Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Durbin ka treguar gjithashtu se në takimin me kryeministrin Kurti i është prezantuar një hartë që paraqet elementet e cenueshme të sigurisë në vend.

Në fund të shtatorit 2026, edhe Polonia kishte propozuar një formulë për stacionimin e përhershëm të trupave amerikane, e cila përfshinte mbulimin e kostove dhe një kontribut prej 15 mijë dollarësh në vit për secilin ushtar amerikan.

Të ngajshme

KFOR-i zhvillon ushtrim për viktima masive në Bondsteel, simulohet evakuimi me helikopter –

KushtrimGuraj

Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së –

KushtrimGuraj

SHBA-ja njofton rotacionin e trupave në Kosovë: Përmirësim i kushteve të sigurisë –

KushtrimGuraj