Telenews

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Qeset e mbeturinave që qëndrojnë me ditë të tëra nëpër rrugë, kontejnerët e stërmbushur dhe era e pakëndshme janë pamje që shumë qytetarë të Kosovës i përjetojnë çdo ditë. Aty ku pastërtia kthehet në shqetësim të përditshëm, Obiliqi arriti të dëshmojë se gjendja mund të ndryshojë.

Që nga 1 qershori i këtij viti, menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë e ka marrë në ‘dorë’ ndërmarrja publike lokale “Kastrioti”. Me dy ndërrime pune, organizim fleksibil dhe angazhim të vazhdueshëm në terren, synimi është që mbeturinat të mos mbeten gjatë nëpër rrugë, ndërsa pastërtia të mos jetë luks, por një e drejtë dhe nevojë e përditshme e secilit qytetar.

 

Kryeshefi i NPL “Kastrioti”, Flakron Mjekiqi, thotë se pas këtij organizimi qëndrojnë bashkëpunimi me komunën dhe koordinimi i punëve të përditshme, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në përmirësimin e shërbimit.

 

“Obiliqi ka marrë vetë në dorë fatin e pastërtisë së qytetit dhe rezultatet shihen çdo ditë në terren. Nga 1 qershori 2026, NPL Kastrioti ka marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave duke dëshmuar se kur ka përkushtim, puna kryhet me efikasitet të plotë. Kemi rritur cilësinë e shërbimeve, kemi përmirësuar oraret e grumbullimeve, dhe po kujdesemi për secilën lagje e fshat të komunës sonë. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e pakursyer të qeverisjes lokale, në krye me kryetarin e komunës, zotëri Halil Thaçi, si dhe ekzekutivin komunal. Po ashtu, një rol kyç në organizimin e punëve të përditshme po e luan angazhimi i palodhshëm i menaxherit për menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave, z. Labinot Mirena. Ne nuk dëshirojmë të merremi me sfidat e komunave të tjera, si Prishtina, sepse secila komunë i ka specifikat dhe sfidat e veta. Megjithatë, shembulli i Obiliqit dëshmon se kur një ndërmarrje publike ka mbështetjen e plotë të ekzekutivit komunal, siç e kemi ne nga kryetari i komunës z. Halil Thaçi, atëherë edhe rezultatet në terren nuk mungojnë”, thotë ai.

 

Për ta mbajtur qytetin dhe fshatrat të pastër, ndërmarrja thotë se po punon me dy ndërrime, duke synuar që mbeturinat të grumbullohen me rregull dhe shërbimi të jetë i qasshëm për të gjithë banorët.

 

 

Ai vlerëson se modeli i menaxhimit në Obiliq mund të shërbejë si shembull edhe për komunat e tjera, duke theksuar se secila prej tyre ka specifikat dhe sfidat e veta.

 

“Duhet punuar me marrë shembull (edhe komunat tjera), se Obiliqi është impakt, siç shihet, në regjionin e rrafshinës së Rrafshit të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën dhe komunat tjera përreth. Pastërtia nuk ka qenë asnjëherë në nivel të duhur, sa nga 1 qershori 2026 që është në menaxhimin e NPL Kastriotit. Edhe kjo është falë komunës, bashkëpunimit ndërmjet nesh dhe komunës së bashku…Obiliqi është një ndër qytetet më të pastërtia… Ne punojmë me dy ndërrime, për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Kjo vjen falë bashkëpunimit dhe menaxhimit të duhur, së bashku me menaxherin për grumbullimin e mbeturinave, z. Labinot Mirena, ku na ka shërbyer shumë përvoja e tij e mëparshme tek “Pastrimi”, thekson Mjekiqi.

Se si po e përjetojnë këtë shërbim, flasin edhe banorët e Obiliqit. Ata thonë se mbeturinat po largohen me rregull dhe se janë të kënaqur me gjendjen e pastërtisë.

 

Banori Asllan Zhinipotoku vlerëson se grumbullimi po bëhet sipas orarit dhe se gjendja e pastërtisë është përmirësuar.

 

 

“Na jemi pa kurrfarë problemi, me rregull po vijnë qysh po i shohim, e marrin bërllokun…Pastërtia është në nivel…Të kënaqur, valla jemi”, thotë ai.

 

Vlerësim të ngjashëm ka edhe një tjetër qytetar, Shpëtim Sullova, i cili thotë se gjendja e pastërtisë është mjaftë mirë.

 

“Jemi shumë të kënaqur…(Pastërtia) është shumë në nivel”, thotë ai.

Të ngajshme

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj

Termokos nis furnizimin me ngrohje me kapacitet të kufizuar –

KushtrimGuraj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj