Telenews

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Kreu i tabelës në Superligën e Kosovës në basketboll mbetet i pandryshuar edhe pas javës së pestë, me Bashkimin që vazhdon të udhëheqë.

Skuadra prizrenase ka grumbulluar nëntë pikë nga pesë ndeshje, me bilanc prej katër fitoreve dhe një humbjeje, duke ruajtur pozitën e parë.

Në vendin e dytë është ngjitur kampioni në fuqi, Trepça, e cila ka tri fitore dhe dy humbje, me tetë pikë të grumbulluara.

Me pikë të njëjta, por me kosh-diferencë më të dobët, renditet Bora në pozitën e tretë.

Ylli i Suharekës mban vendin e katërt, po ashtu me tetë pikë, ndërsa Sigal Prishtina renditet e pesta me shtatë pikë.

Rënien më të dukshme në pjesën e sipërme të tabelës e ka pësuar Peja. Pas pozitës së katërt në javën paraprake, pejanët tani gjenden në vendin e gjashtë, me dy fitore dhe tri humbje.

Në dy pozitat e fundit janë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi, të cilat kanë nga gjashtë pikë, me nga një fitore në pesë ndeshje.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj