Telenews

“E pafalshme”, Selin reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Lidhur me ngjarjen në komunën e Pejës, ku Arlinda Zekaj mbeti e vrarë nga kunati, ka reaguar edhe fituesja e “BBVA5”, Selin Bollati.

Me anë të një shkrimi të gjatë theksoi se ky lajm e ka tronditur.

“Nje grua qe kishte kerkuar ndihme dhe mbrojtje, sot nuk jeton me. Si mund te mos ndiesh dhimbje e revolte kur mendon se ajo kishte folur, kishte raportuar, kishte kerkuar te ishte e sigurt?”, ka shkruar ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Keto dite jam perpjekur ta mbaj permbajtjen qe shoh ne rrjete sociale larg lajmeve dhe ngjarjeve te fundit. Kam kuptuar qe me rendon aq shume ajo qe lexoj, sa me shoqeron deri ne pagjumesi dhe episode ankthi.

Por ajo qe me lexuan syte sot per Arlinden, me tronditi.

Nje grua qe kishte kerkuar ndihme dhe mbrojtje, sot nuk jeton me. Si mund te mos ndiesh dhimbje e revolte kur mendon se ajo kishte folur, kishte raportuar, kishte kerkuar te ishte e sigurt?

U themi grave te mos heshtin, te denoncojne, te kerkojne ndihme. Por cfare mbrojtjeje u garantojme pasi gjejne guximin ta bejne? Nje grua qe denoncon dhunen duhet te mund te besoje se kerkesa e saj do te merret seriozisht dhe se

jeta e saj do te mbrohet. Fjalia pyetese me e trishte qe lexova sot,

DHE SA ARLINDA DUHET TE IKIN?

per te kuptuar rolin e tyre institucionet perkatese. Per Arlinden duhet drejtesi. Duhet te zbardhet cdo veprim dhe mosveprim, dhe kushdo qe ka pergjegjesi te jape llogari. Dhimbja dhe revolta jone duhet te shkojne pertej nje postimi qe neser harrohet mes lajmeve te tjera.

Arlinda kishte te drejte te jetonte e sigurt. Sa gra te tjera po kerkojne te njejten gje sot?

E PAFALSHME!!’, ka shkruar Selin.

Të ngajshme

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Rrezarta Ramaj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj