Telenews

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas vendimit të datës 27 tetor 2026.

Sipas vendimit të gjykatës , masa e paraburgimit është caktuar për një muaj, duke filluar nga 26 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 25 nëntor 2026, në orën 20:00.

Vendimi është marrë nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal i Gjykatës Themelore në Pejë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 27 tetor 2026, në prani të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit të të pandehurit.

Në dokument thuhet se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, në kuadër të procedurës penale ndaj të pandehurit.

Të ngajshme

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Rrezarta Ramaj

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj