Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e muajit nëntor.
Në seancën stërvitore janë paraqitur të gjithë futbollistët e grumbulluar, ndërsa në ekip i është bashkuar edhe Betim Fazliji, i cili është ftuar për këto dy përballje.
Dardanët po vazhdojnë përgatitjet me synimin për të qenë në formën më të mirë para dy sfidave të rëndësishme të këtij muaji.
Kosova të shtunën do të përballet me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër Irlandës, në një ndeshje që do të zhvillohet në Britani të Madhe.

