Telenews

Ridvan Ademi zgjedhet kryetar i Gastronomëve të Prishtinës

Ridvan Ademi është zgjedhur kryetar i Gastronomëve të Prishtinës, në një proces të zhvilluar në Odën Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e këtij sektori.

Sipas njoftimit, me përvojën e tij shumëvjeçare në gastronomi dhe njohjen e sfidave të këtij sektori, Ademi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të gastronomëve dhe në adresimin e çështjeve me të cilat përballen bizneset e kryeqytetit.

Shoqata e Gastronomëve synon të jetë zëri i përbashkët i këtij sektori, duke përfaqësuar dhe mbështetur bizneset në nivel komunal dhe qendror, si dhe duke kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për sfidat e tyre.

“Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i urojnë Ridvan Ademit suksese në këtë përgjegjësi të re, me besimin se bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët do të forcojnë përfaqësimin dhe zhvillimin e sektorit të gastronomisë.

Urime, Ridvan! Të priftë e mbara dhe shumë suksese në këtë detyrë!” thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

Të ngajshme

‘Pensionohet’ Shkurte Fejza, merr urim të përzemërt nga bashkëshorti në ditëlindjen e 65-të

Rrezarta Ramaj

Seanca e nesërme plenare, futet në rend dite ligji për Dhomat e Specializuara në Hagë

Rrezarta Ramaj

Irani zgjeron sulmet ndaj vendeve të Gjirit, godet bazën amerikane në Kuvajt

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…