Telenews

Shiroka-Pula takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për forcimin e partneritetit me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin dhe ekspertin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Presidencës, është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.

Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën dhe forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamje për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet në rajon.

Të ngajshme

Trump shtrëngon duart me Putinin para bisedimeve historike në Kinë

Rrezarta Ramaj

Vdes personi që u plagos në Suharekë, dyshohet se konflikti nisi për parking

Rrezarta Ramaj

Kusari-Lila, në forumin Kosovë–Poloni: Synojmë më shumë produkte kosovare në tregun polak

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…