Telenews

Katër raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Podujevë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje, tri prej të cilave kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Sipas policisë, në Podujevë, më 17 nëntor, një grua ka raportuar se ishte viktimë e dhunës në familje nga një burrë. Pas intervistimit, viktima është larguar nga shtëpia, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim policor.

Në Prishtinë, gjatë ditës së martë, është raportuar një tjetër rast i dhunës në familje. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, më 17 nëntor, një burrë është vetëdorëzuar në polici, nën dyshimin se më 12 nëntor kishte ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i katërt është regjistruar në Prishtinë, më 17 nëntor, rreth orës 23:15, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.

Të ngajshme

Aktivistet protestojnë para Kuvendit, policia monitoron protestën

Rrezarta Ramaj

Nis testimi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Rrezarta Ramaj

Portreti i Adem Jasharit vendoset pranë atij të Ibrahim Rugovës në Presidencë, s’mungon as flamuri i UÇK-së –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…