Telenews

CNN: Bie rrjeti i klasifikuar i komunikimit i sigurisë kombëtare të ShBA-së –

Rrjeti i klasifikuar që përdoret për komunikim të brendshëm nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka rënë, sipas gjashtë personave të afërt me çështjen, raporton televizioni CNN.

Rrjeti i quajtur NSA Net u lejon punonjësve që të komunikojnë të dhëna të klasifikuara brenda agjencisë. Burimet thanë se deri më tani nuk ka dëshmi për ndonjë sulm kibernetik.

Një ish-zyrtar dhe një zyrtar i tanishëm amerikan thanë se rënia e rrjetit NSA Net nuk do ta prekte aftësinë e agjencisë për t’i komunikuar të dhëna urgjente të inteligjencës presidentit Donald Trump, gjatë kohës kur ai është duke udhëtuar drejt Azisë me aeroplanin presidencial, “Air Force One”.Reklamë

Të dyja burimet thanë se autoritetet kanë rrjete mbështetëse që mund t’i përdorin për të komunikuar në mënyrë të sigurt me presidentin, i cili aktualisht ndodhet në Filipine, para se të niset për në Kinë të mërkurën për bisedime me homologët Xi Jinping të Kinës dhe Vladimir Putin të Rusisë.

Rënia e rrjetit për komunikim të brendshëm në agjencinë më të fuqishme të inteligjencës në vend vjen pas problemeve të tjera të mëdha në rrafshin teknologjik, të cilat i kanë prekur kompanitë ajrore dhe korporata të tjera në vend.

Të ngajshme

Bjeshkët e Nemuna në mediat botërore, “Peaks of the Balkans” vendos Kosovën në hartën e turizmit malor

Rrezarta Ramaj

Bjeshkët e Nemuna në mediat botërore, “Peaks of the Balkans” vendos Kosovën në hartën e turizmit malor

Rrezarta Ramaj

Plani i pazakontë amerikan për Ukrainën: Ndryshim kufijsh që Putini të shpallë fitoren –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…