Telenews

Portreti i Adem Jasharit vendoset pranë atij të Ibrahim Rugovës në Presidencë, s’mungon as flamuri i UÇK-së –

Në ambientet e Presidencës së Republikës së Kosovës janë vendosur disa prej simboleve më të rëndësishme të historisë dhe shtetësisë së vendit.

Në njërin prej këndeve të Presidencës janë vendosur portreti i komandantit legjendar Adem Jashari dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pranë tyre janë vendosur edhe portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe flamuri dardan.

Vendosja e këtyre simboleve përkon me një ditë të rëndësishme për zhvillimet në Hagë, ku Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Të ngajshme

Shiroka-Pula: Aktgjykimi i sotëm ndaj Thaçit e të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre –

KushtrimGuraj

Ridvan Ademi zgjedhet kryetar i Gastronomëve të Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Pini kafe çdo mëngjes? Shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të ndodhë në zorrët tuaja

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…