Telenews

Zyrtare: Tre kandidatë në garë për president të FIFA-s, Infantino synon një tjetër mandat

FIFA ka bërë të ditur emrat e tre kandidatëve të propozuar nga federatat anëtare për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars 2027, në Kongresin e 77-të të FIFA-s, në Rabat të Marokut.

Në listën e kandidatëve janë Philippe Diallo, Gianni Infantino dhe Kohzo Tashima, emrat e të cilëve janë renditur sipas alfabetit.

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, do të jetë sërish në garë për të vazhduar drejtimin e organizatës më të madhe të futbollit botëror.

Megjithatë, kandidaturat e paraqitura ende duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Komiteti Zgjedhor i FIFA-s, i cili do të vendosë për pranimin e tyre në përputhje me rregulloret përkatëse të qeverisjes së organizatës.

Sipas FIFA-s, federatat anëtare do të njoftohen për emrat e kandidatëve të propozuar dhe të pranuar jo më vonë se më 18 shkurt 2027.

Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 18 mars 2027, në kuadër të Kongresit të 77-të të FIFA-s, në Rabat të Marokut, ku do të vendoset se kush do ta drejtojë futbollin botëror në mandatin e ardhshëm.

Të ngajshme

Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

Rrezarta Ramaj

Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme

Rrezarta Ramaj

Al-Ittihad po përgatit një ofertë të re për Zhegrovën

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…