Telenews

Jetmir Agaj i reagon ashpër Labinot Rexhës, paralajmëron padi pas deklaratës për Elijonën

Jetmir Agaj ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të Labinot Rexhës, i cili së fundmi tha se e ka Elijonën “në dorë”.

Përmes një reagimi të gjatë, Agaj ka bërë të ditur se do të ngrejë padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit, duke mohuar kategorikisht se ka punuar ndonjëherë me Labinot Rexhën.

Ai theksoi se emrin dhe reputacionin e tij, të ndërtuar përgjatë 20 viteve karrierë, nuk do të lejojë që ta dëmtojë askush përmes deklaratave që i cilëson të pavërteta.

Agaj shprehu pakënaqësi edhe ndaj mediumit që u ka dhënë hapësirë këtyre pretendimeve pa verifikuar, sipas tij, faktet.

Në reagimin e tij, ai foli edhe për Elijonën, duke paralajmëruar se çdo deklaratë e pavërtetë që cenon figurën dhe dinjitetin e saj do të trajtohet përmes rrugëve ligjore.

Madje, Agaj paralajmëroi se deklaratat ku persona cilësohen si “kriminelë”, pa prova dhe pa vendime gjyqësore, mund të kenë pasoja serioze ligjore.

Në fund, ai bëri të qartë se nuk ka interes për polemika publike, por se këtë çështje do ta ndjekë deri në fund përmes institucioneve kompetente.

Të ngajshme

Rihanna shfaqet për herë të parë me vajzën në një fushatë të Dior, nënë e bijë mahnitin me poza të ëmbla –

KushtrimGuraj

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma –

KushtrimGuraj

Kosova prodhon robotin e parë tokësor pa ekuipazh – Ministria e Mbrojtjes tregon si funksionon dhe çfarë mund të bëjë –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…