Telenews

Ndryshon agjenda e Jakup Krasniqit, pritet të largohet nga shtëpia në Velani në orën 12:00 –

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vendlindje po përmbyllet më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës në orën 12:00, duke ndryshuar kështu agjendën e paralajmëruar më herët.

Fillimisht ishte raportuar se ai do të qëndronte deri në orën 14:00 pranë familjarëve të tij të ngushtë, për t’u nisur më pas drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Fluturimi i Krasniqit drejt Hagës ishte planifikuar për në orën 15:00, ndërsa me ndryshimin e fundit, largimi i tij nga shtëpia do të bëhet dy orë më herët se agjenda fillestare.

Të ngajshme

Kosova prodhon robotin e parë tokësor pa ekuipazh – Ministria e Mbrojtjes tregon si funksionon dhe çfarë mund të bëjë –

KushtrimGuraj

Mbi 20 të dyshuar për mashtrimin e 85 grave të moshuara në Norvegji, skemën e drejtonin nga Kosova –

KushtrimGuraj

Burri në Graçanicë e raporton bashkëshorten në Polici, thotë se ishte i frikësuar prej saj

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…