Telenews

Harry Kane i nënshtrohet me sukses operacionit pas lëndimit të rëndë, pritet të mungojë rreth tre muaj –

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane, ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas lëndimit të rëndë në kyçin e këmbës së majtë, ndërsa rikthimi i tij në fushat e gjelbra pritet të marrë disa muaj.

Kane u lëndua të premten në përballjen ndaj Kolnit, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Kapiteni i Anglisë u detyrua ta ndërpriste paraqitjen pas vetëm 20 minutash lojë, ndërsa ekzaminimet mjekësore zbuluan një këputje të ligamentit sindesmotik në kyçin e këmbës së majtë.

Bayern Munich ka konfirmuar se operacioni është kryer me sukses dhe se sulmuesi tashmë do të nisë procesin e rehabilitimit. Sipas raportimeve, faza e rikuperimit mund të zgjasë rreth tre muaj.

Pas ndërhyrjes, 33-vjeçari ka reaguar edhe përmes një postimi në Instagram, ku nuk e ka fshehur zhgënjimin për lëndimin, por ka shprehur vendosmërinë për t’u rikthyer më i fortë.

“Ngjitjet dhe zbritjet e jetës! Natyrisht, jam shumë i zhgënjyer për këtë lëndim, por si gjithmonë, kjo është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për t’u përmirësuar drejt vitit 2027. Do të rikthehem i freskët dhe i gatshëm për pjesën vendimtare të sezonit”, ka shkruar Kane.

Mungesa e tij përbën një goditje të rëndësishme për Bayernin, pasi skuadra gjermane do të jetë e privuar për muajt e ardhshëm nga një prej lojtarëve kryesorë dhe golashënuesve më të rëndësishëm të saj.

Të ngajshme

Anthony Joshua bëhet baba për herë të dytë, partnerja e tij sjell në jetë një vajzë –

KushtrimGuraj

Flick befason te Barcelona, fton në stërvitje talentin 16-vjeçar para ndeshjes me Villarrealin –

KushtrimGuraj

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, fiton 3 me 0 –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…