Telenews

Shiroka Pula takohet me përfaqësuesin e Luksemburgut, diskutohet mbështetja prej 50 milionë eurosh për Kosovën

Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në zhvillimin e vendit, transmeton IndeksOnline.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kornizës së re të bashkëpunimit, përmes së cilës Luksemburgu do të vazhdojë mbështetjen financiare për Kosovën në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030.

Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula ka theksuar se kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut në avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, si dhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.

Të ngajshme

Kosova dhe Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në mbrojtje, në fokus edukimi ushtarak

Rrezarta Ramaj

Prokuroria dhe Policia në Pejë koordinohen për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Rrezarta Ramaj

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…