Telenews

SOT FILLON EVROPIANI I XHUDOS, KOSOVA ME KAQ GARUES

Ekipi i xhudos do t’i kthehet Kampionatit Evropian, ku prej sot e deri më 1 maj do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.
Në Evropianin e fundit, të mbajtur në Lisbon të Portugalisë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë, me ç’rast e mbylli kampionatin në vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta.
Këtë herë, ekipi do të përbëhet nga dy kampionët e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu.
Kampionia olimpike, Krasniqi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Gjakova në -73 kg, Loxha në -57 dhe Fazliu në -63 kg.
Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, do të mungojnë shkaku i lëndimeve.
Distria dhe Flaka garojnë sot, ndërsa Laura e Akili të shtunën.

Të ngajshme

UEFA e konfirmon: Serbi – Shqipëri luhet në Leskovac, jo në Beograd

KushtrimGuraj

Zyrtare: Ndryshohet lokacioni, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk luhet në Beograd

KushtrimGuraj

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

KushtrimGuraj