Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja ka reaguar pas debatit lidhur me vrasjet, veçanërisht të pasluftës në Kosovë.
Ky debat, sipas Bujës, po zhvillohet pikërisht në një kohe të ndjeshme, kur mbrojtja e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së po përgatitet për sfidimin e akuzave dhe të pretendimit për një të ashtuquajtur “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”.
“Sot bashkëluftëtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë. Le të jemi krah tyre, jo barrë mbi supet e tyre, sepse nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos ua vështirësojmë betejën”, ka shkruar Buja.

