Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar lidhur me mandantin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, raporton Ekonomia Online.
Maqedonci, duke mos u përgjigjur në pyetjen se a do të jetë Jashari edhe një mandat në këtë pozitë, ka thënë se është një ligj në fuqi dhe se për këtë do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm sipas ligjeve dhe procedurave.
“Komandantin e patë më hëret. Normalisht që është një ligj i cili është në fuqi, kemi një komandant që po përfundon mandantin dhe janë të gjitha hapat e nëvojshëm që do të ndërmerren me kohë sipas ligjeve dhe procedurave”, ka thënë ai.
Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit më 30 nëntor të këtij viti i përfundon mandati pesëvjeçar në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa legjislacioni në fuqi nuk ia mundëson riemërimin për një mandat të dytë.
Jashari ishte emëruar komandant i FSK-së më 30 nëntor të vitit 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Rrahman Rama.
Kohëzgjatja e mandatit dhe kufizimi i së drejtës për riemërim përcaktohen në nenin 21, paragrafin 7, të Ligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

