Telenews

SHAIP KAMBERI ME FALENDERIME TË VEÇANTA, PAS KONFIRMIMIT SI DEPUTETI I VETËM SHQIPTAR NË KUVENDIN E SERBISË

Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit në Tërnoc të Bujanocit.
Me këtë rast ai ka falënderuar të gjithë shqiptarët që të enjten, votuan për të dhe Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës.
“Qytetarëve të Lagjes së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve. Njëzëri. Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë”, ka shkruar ai në Facebook.
Mirënjohje Kamberi ka shprehur edhe ndaj subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc, e të cilat siç tha ai, dëgjuan drejt nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.
“28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjithë. Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim. Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët. Faleminderit! Bashkë ia dolëm”, ka përfunduar ai.
Ky është mandati i tretë i Kamberit si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Të ngajshme

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

KushtrimGuraj

‘Mos lësho pe e as çeshmën’ – Pas rrymës, nga 1 janari do të shtrenjtohet edhe uji

KushtrimGuraj

Bashkëpuntori i afërt i Hashim Thaçit: Vullneti i qytetarëve po dhunohet, PDK-ja të reformohet nga Skenderaj

Donat Hashani