Telenews

VRASJA NË KLINË, PROKURORIA PRITET TA KËRKOJË MASËN E PARABURGIMIT NDAJ TË ARRESTUARVE

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.
Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë në fshatin Volljakë në rrugën Klinë – Gjakovë.
Nga Policia e Kosovës mbrëmë kanë konfirmuar se tre persona janë arrestuar, dhe dy të tjerë janë shoqëruar në polici.
Motivet e vrasjes ende nuk dihen, teksa rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Të ngajshme

Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë

Yllka Gashi

Murati takohet me një homologun në SHBA, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit!

Yllka Gashi

18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burgim në Gjermani, tentoi ta vriste mësuesen

Rrezarta Ramaj