Telenews

FLAKA LOXHA SHËNON FITOREN E DYTË NË EVROPIANIN E XHUDOS

Momentalisht është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i xhudos “Bulgaria 2022”, ku xhudistja kosovare, Flaka Loxha, e ka filluar më së miri këtë garë.
Loxha ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë të këtij kampionati pas dy fitoreve radhazi.
Fillimisht, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, në raundin e parë Loxha shënoi fitore kundër xhudistes bullgare Snezhana Gramatikova.
Ndërkaq, në raundin e dytë xhudistja kosovare arriti të siguroj fitore me Ippon kundër xhudistes nga Polonia, Julia Kowalczyk.
Tani, në raundin e tretë, Loxha do të përballet me xhudisten nga Gjermania, Pauline Starke.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj