Telenews

Vendimi që përshpejton licencimin e profesionistëve shëndetësorë të Luginës

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësore që vijnë nga Lugina e Preshevës.

“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore. Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, tha ai.

Të ngajshme

Nga India drejt botës? Çfarë duhet të dini për virusin Nipah

Valjeta Turkaj

Gabimet që bëni kur hani mëngjes, çfarë duhet të shmangni

Valjeta Turkaj

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

KushtrimGuraj