Telenews

KRYEMINISTRI KURTI SHTROI IFTAR PËR KRYETARIN E BIK-UT, NAIM TËRNAVA

Në përmbyllje të muajit të Ramazanit, kryeministri Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit.
Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.
Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.
“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, tha Kurti.

Të ngajshme

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj