Telenews

MËSOHET IDENTITETI I 26 VJEÇARIT TË VDEKUR NGA SUHAREKA, ËSHTË I BIRI I DËSHMORIT

Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës ka vdekur. Pranë shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK – 47.
Viktima është Faton Haxhaj, i biri i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi.

Të ngajshme

15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital nga përleshja në Shkodër

Valjeta Turkaj

Urime Malishevë, nënshkruhet kontrata milionëshe që do të zgjidhë problemin me energji elektrike

Valjeta Turkaj

Osmani me vizitë në Vatikan për takim me Papën

Valjeta Turkaj