Telenews

QEVERIA E KOSOVËS IU REFEROHET ISH-DREJTUESVE TË UÇK-SË SI ”SHQIPTARË TË AKUZUAR”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur një takim me ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po akuzohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime të luftës dhe po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Lidhur me takimin virtual që ka zhvilluar Kurti, qeveria e Kosovës ka dërguar edhe komunikatë për media, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se qeveria ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të institucioneve të Kosovës iu referohet me një tjetër emër: “shqiptarë të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë”.
“Kryeministri Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, thuhet saktësisht në komunikatën e dërguar nga qeveria e Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë i kryeministrisë:
Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me avokatët mbrojtës të të burgosurve në Hagë
Prishtinë, 3 maj 2022
Kryeministri Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
Kryeministri Kurti propozoi që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta.
Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara.

Të ngajshme

Treni godet një automjet afër Drenasit, lëndohen dy persona

Valjeta Turkaj

Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence aty ku besimi, rehatia dhe cilësia bashkohen

Valjeta Turkaj