Telenews

BOMBARDOHET PËRSËRI FABRIKA E ÇELIKUT NË MARIUPOL, KAQ TË VRARË E NË MESIN E TYRE EDHE GRA

Dy gra janë vrarë dhe rreth 10 persona janë plagosur ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas gazetës ukrainase Ukrayinska Pravda.
Komandanti ukrainas Svyatoslav Palamar i tha gazetës se trupat e dy grave ishin nxjerrë nga rrënojat ndërsa sulmet ajrore të Kremlinit mbi uzinë vazhdojnë.
Pamjet e publikuara Reuters tregojnë trupat e pajetë të shtrirë për tokë pas sulmeve.
Z. Palamar tha për Ukrayinska Pravda:
“Në këtë moment, një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve.” /abcnews.al. 

Të ngajshme

Cerifikohen snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së

Donat Hashani

“Demokraci Plus” kërkon nga Komuna e Vushtrrisë të anulojë tenderin që dyshohet për keqpërdorime

Donat Hashani

Enver Sekiraqa dënohet me burgim prej kaq vitesh

Donat Hashani