Telenews

NIS TAKIMI KURTI-SCHOLZ, NDËRSA ME VUÇIQIN ENDE NUK DIHET!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz.
Burime të Telenews.al bëjnë të ditur se tashmë takimi ka filluar në Berlin mes Kurtit e Scholz.
“Takimi do të nis në ora 15:00. Do të bisedohen tema të ndryshme”, është shprehur ky burim.
Kujtojmë se në Berlin ka mbërritur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ku njëjtë si Kurti, takim do të mbajë me kancelarin Olaf Scholz.
Tutje, sipas këtij burimi ende nuk dihet nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet kokë me kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ajo që dihet deri më tani është se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak do të jetë prezent në Berlin.
Lajçak do të zhvillojë në mbrëmje takime me Kurtin dhe Vuçiqin.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj