Telenews

DERBI I ANAMORAVËS MBYLLET NË PAQE

Super-derbi i futbollit kosovar nga Anamorava në mes të Gjilanit dhe Dritës si rivalë lokalë, është mbyllur në paqe.
Dy skuadrat gjilanase barazuan sot në duelin e zhvilluar në fushën e zhvilluar në terren sintetik në këtë qytet me shifrat 0-0.
Përkundër rasteve të shumta, sidomos në pjesën e parë, ekipet nuk arritën të shënojnë në asnjërën portë dhe ndeshja u mbyll pa gola.
Në këtë sfidë zyrtarisht u pensionua edhe tashmë ish-kapiteni i SC Gjilanit, Ylber Kastrati.
Me këtë barazim, Ballkani i Suharekës edhe zyrtarisht është shpallur kampion i BKT Superligës së Kosovës në Futboll.
Vlen të ceket se edhe Drita edhe Gjilani tashmë e kanë siguruar kualifikimin në garavt e Evropës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj