Telenews

KREU I PDK-SË – NË KUVEND: PA U THEMELUAR KOMISIONI HETIMOR, S’KA KUPTIM SEANCA

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar të mos vazhdojë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, pa u themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë.
Ai tha se seanca e sotme s’mund të ketë normalitet parlamentar pa u themeluar ky komision.
“Jemi duke u munduar të themelojmë një komision hetimor, kjo është një e drejt e jona kushtetuese, një e drejt që na e garanton edhe ligji për hetim parlamentar. Ky është instrumenti ynë i vetëm i opozitës që ushtron kontroll ndaj mazhorancës. Sot si iniciues për komision hetimor, kërkojmë që mos vazhdohet kjo seanca e cila është ftuar pa dakordim të opozitës, përndryshe nuk ka kurrfarë kuptimi të vazhdohet në një normalitet parlamentar kur mohohet një e drejt e opozitës”, tha Tahiri.
“Jemi të vendosur që të realizojmë një të drejtë tonë kushtetuese, konstatimin e këtij themelimi të komisionit, ndryshe pa themelimin dhe pa realizimin e kësaj, s’ka kurrfarë kuptimi. Ta themelojmë komisionin hetimor dhe pastaj të vazhdojmë me pikat e tjera të rendit të ditës. Sot s’mundet me pas normaliteti parlamentar pa u themeluar komisioni për çështjet të cilat i kemi ngritur ne si parti opozitare”.

Të ngajshme

Kurti për propozimin për kryeparlamentar: Nesër do të jemi në Kuvend

Yllka Gashi

Dy burra ushtrojnë dhunë psiqike ndaj familjares në Malishevë

Yllka Gashi

Këtë gol do e kishte lakmi edhe Roberto Carlos, futbollisti brazilian realizoi nga gjuajtja e lirë

Yllka Gashi