Telenews

Ngjarjet e datës 8 shtator

Në Gjykatën Themelore në Prishtinës shpallet aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. (Ora 09:00)

Sbunker organizon tryezën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit: Nga rreziqet tek zgjidhjet”. ( Kosovapress – salla e konferencave, Aktash – Prishtinë, 09:30)

 

🕤

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon vizitën në dy nga familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”, ku merr pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Rr. Vëllezërit Fazliu, 23, Prishtinë, ora 10:00)

 

Mbahet tryeza “Fuqizimi i Zbatimit të Agjendës së Gjelbër në Kosovë-Nga Dialogu në Veprim: Avancimi i Qeverisjes së Biodiversitetit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

Organizohet ngjarja përmbyllëse e AI4Youth, një program i The Foundation House në kuadër të BOOST Balkans, i cili ka sjellë së bashku të rinj nga Kosova për të zhvilluar aftësi praktike në Inteligjencën Artificiale, inovacionin digjital, green energy dhe civic tech. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 10:00)

 

 

CARE Deutschland e.V. – Zyra në Kosovë mban ceremoninë e hapjes së Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të themeluar në kuadër të projektit “Horizonte të Gjelbërta – Nisma e tranzicionit të gjelbër të udhëhequr nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën Perëndimore”. (Ora 10:00)

 

Rrjetet e shoqërisë civile, të cilat përfaqësojnë mbi 200 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, prezanton nismën avokuese për zgjerimin e mekanizmit të sponsorizimeve në të gjitha fushat me interes publik. (Europe House, Prishtinë, ora 10:00 – 11:30)

Aktivistë të organizatës “Liria ka Emër” do të zhvillojnë një aktivitet simbolik dhe demokratik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara. (Ora 11:00)

 

Hapet “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 19:00)

 

Të ngajshme

AAK-ja s’merr pjesë në seancën konstituive, Haradinaj: Mandatet e deputetëve janë djegur –

KushtrimGuraj

LDK-ja merr pjesë të mërkurën në seancën konstituive, Lushaku: Presidenti nuk u diskutua në mbledhje –

KushtrimGuraj

PDK-ja s’mungon të mërkurën, Hamza: Kuvendi duhet të jetë i konstituuar para vendimit në Hagë –

KushtrimGuraj