Telenews

DËSHTON PËR HERË TË TRETË ZGJEDHJA E DY KANDIDATËVE PËR GJYQTARË TË KUSHTETUTËS

Ka dështuar për herë të tretë votimi i dy anëtarëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Asnjëri nga katër kandidatët e propozuar prej komisionit vlerësues nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët për t’u propozuar për gjyqtar, pra 65 nga 97 deputetët e  pranishëm votuan të enjten.
Në raundin e dytë Albert Avdiu mori 60 vota, Bardh Bokshi 52 dhe Etrur Maloku 39, derisa për shkak të numrit të vogël të votave që në raundin e parë u eliminua kandidati Dukagjin Avdyli.
Konkursi për anëtarë të Kushtetueses do të përsëritet nga fillimi. Deputetët dështuan t’i zgjedhin dy anëtarët e Kushtetueses edhe në dhjetor dhe më herët në qershor të vitit 2021-ës.

Të ngajshme

Fantastike! Një shqiptare nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit” nga “Ballon d’Or”

Yllka Gashi

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!

Yllka Gashi

Zyrtare: Pesë klubet e nominuara për “Klubin e Vitit” në “Topin e Artë” 2026

Yllka Gashi