Telenews

HOXHAJ ME TOTAJN GASHIN E ELSHANIN VIZITOJNË THAÇIN E VESELIN: KURRË NUK I KAM PARË MË TË PËRGATITUR E PLOT ENERGJI

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Pas vizitës, Hoxhaj tha se asnjëherë nuk i ka parë ish-krerët e UÇK-së më të vendosur, më të përgatitur dhe përplot energji për të fituar betejën në Hagë.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.
“Triumfi i tyre në Hagë do të jetë triumfi i Kosovës!”, shtoi ish-kryetari i PDK-së.
Këtë vizitë, Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, nënkryetarin e së njëjtës komunë, Kujtim Gashi, dhe anëtarin e kryesisë së PDK-së në Prizren, Nehat Elshani.

Të ngajshme

Fantastike! Një shqiptare nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit” nga “Ballon d’Or”

Yllka Gashi

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!

Yllka Gashi

Zyrtare: Pesë klubet e nominuara për “Klubin e Vitit” në “Topin e Artë” 2026

Yllka Gashi