Eurodeputeti austriak Lucas Mandl ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës.
Mandl i thotë Vuçiqit se hapi i parë drejtë Bashkimit Evropian duhet të jetë njohja e Kosovës pa vonesë.
“Kurrë s’e dija se mund të ketë alternativë (në Serbinë për këtë rast) në rrugën drejt BE-së. Por është mirë që kjo t’i kujtohet tash Vuçiqit. Hapi i parë pas kësaj ‘përvoje damaskase’, duhet të jetë njohja e shtetit më të ri në Evropë, Republikës së Kosovës, pa ndonjë shtyrje të mëtejme”, ka shkruar Mandl në një postim në Twitter.
Never knew there would be an alternative for Europeans (in #Serbia in this case) to the EU-path. But good if @avucic remembers now. First step after this “damascus experience” must be the recognition of the youngest state of Europe, the Republic of #Kosovo, without further delay.
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 7, 2022