Telenews

VRASJE NË GUSHTERICË TË GRAÇANICËS, PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se është arrestuar një zyrtar policor.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka theksuar se hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
SHARE.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Yllka Gashi

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi