Telenews

​Altik Muhaxhiri, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” për xhiron e 34-të është shpallur portieri nga radhët e Dukagjini Altik Muhaxhiri.
Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve.
Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për skuadrën nga Klina si mysafir ndaj Dritës.
Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina.
Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj