Telenews

Policia jep detaje shtesë për vrasjen në Kaçanik

Sipas Policisë, vëllai i viktimës është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije.
Ndërsa në lidhje me këtë rast janë të dyshuar dy persona, të cilët ende gjenden të arrati.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull  kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy te  dyshuar gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, dje rreth orës 14:00 është vrarë një person dhe një tjetër është plagosur, të dy të moshës madhore.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj