Telenews

Auditori: Përveç që nuk siguroi transparencë në prokurim, KEK-u pagoi më shtrenjtë për mallrat dhe shërbimet e blera

Sipas auditimit është konkluduar se KEK-u nuk kishte siguruar që fondet dhe burimet e saj janë përdorur në mënyrën më ekonomike, duke e marrë në konsideratë qëllimin si dhe lëndën e prokurimit.
Tutje, raporti thotë se Korporata nuk i kishte trajtuar operatorët ekonomikë në mënyrë të barabartë dhe jo-diskriminuese dhe të veprojë në mënyrë transparente.
“Korporata Energjetike e Kosovës kishte zhvilluar disa aktivitete të prokurimit në atë mënyrë që kishte reduktuar apo eliminuar konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose kishte diskriminuar në dëm ose në të mirë të një ose më shumë operatorëve ekonomik. Kjo për shkak se Korporata Energjetike e Kosovës kishte lidhur numër të konsiderueshëm të kontratave të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, duke i arsyetuar me situata të emergjencave ekstreme përderisa rrethanat që e kishin krijuar këto situata i atribuohen neglizhencës ose lëshimeve të saj”, thotë raporti.
Kurse, sa i përket aktiviteteve të prokurimit në raport thuhet se janë realizuar kryesisht me negocim të çmimit, kur përveç që nuk është siguruar transparencë, në disa raste është paguar më shtrenjtë për mallrat dhe shërbimet e blera.
Raporti i plotë i ZKA-së: https://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2022/05/Raporti-auditimit-Prokurimi-ne-KEK-2018-2020-Shqip.pdf

Të ngajshme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

Rrezarta Ramaj

13 vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim

Valjeta Turkaj

Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Valjeta Turkaj