Telenews

Raporti 24 orësh me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 528 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.
Brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.
Në total numri i rasteve aktive është 352.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të ngajshme

Në cilin shtet të Evropës pensionistët ndihen më të lumturit?

KushtrimGuraj

Sekreti i jetëgjatësisë? Një filxhan kafeje në ditë, thonë studiuesit e Harvardit

Donat Hashani

Për sa minuta duhet të bini në gjumë? Ekspertët ndajnë kohën ideale

Valjeta Turkaj