Telenews

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete dhe po krijon mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Kurti njoftoi se sot, në Shën Stefan, është takuar me ministrin e deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad, pas vizitës së këtij të fundit në Prishtinë në korrik dhe para vizitës së tij në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes në nëntor.

Sipas Kurtit, pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve dhe instrumenteve gjatë vizitës së Haddadit në Kosovë, tashmë po punohet për zbatimin e tyre, me fokus në avancimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe sport.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka veçuar edhe ratifikimin nga Kuvendi, gjatë këtij muaji, të kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030, duke e cilësuar këtë si një rezultat konkret të partneritetit mes Kosovës dhe Francës.

“Ratifikimi këtë muaj nga Kuvendi i kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030 është një rezultat konkret i këtij partneriteti. Diskutuam gjithashtu për dinamikat politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar që paqja dhe siguria janë të ndërlidhura ngushtë me demokracinë, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian”, ka shkruar ai.

Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes franceze për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj