Telenews

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, i cili rezulton i zhdukur që nga 2 korriku i këtij viti.

Policia ka bërë të ditur që nga raportimi, institucionet përkatëse kanë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative për lokalizimin e tij.

Në kuadër të kërkimeve, Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorinë kompetente, Njësitin për Kërkim-Shpëtim të FSK-së dhe në bashkëpunim me familjarët, ka intervistuar persona që mund të kenë informacione të rëndësishme, ka verifikuar hyrje-daljet në pikat kufitare dhe ka zhvilluar kërkime intensive në zonat që personi i frekuentonte zakonisht.

Po ashtu, janë analizuar dhe verifikuar informacione të ndryshme lidhur me lëvizjet dhe vendndodhjen e mundshme të tij, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera policore dhe hetimore.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve, Xhafer Raqi ende nuk është lokalizuar.

Pas autorizimit nga prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj