Telenews

Varroset në vendlindje ikona shqiptare e boksit, Xhevdet Peci

I është dhënë lamtumira ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Peci.
67-vjeçari sot është varrosur në vendlindjen e tij, fshatin Zhazhë të Komunës së Mitrovicës në ora 16:30. Ndërsa të pranishëm në vorrimin e tij kanë qenë edhe shumë figura të njohura sportive.
Kurse gjatë ditës ka pasur edhe homazhe, të cilat u mbajtën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Homazhe në nderim të kontributit të tij, kanë bërë personalitete nga jeta sportive, politike dhe qytetarë të shumtë.
Peci ka dhënë kontribut të madh për sportin kosovar, në veçanti boksin, ku ishte pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë dhe dy herë i kampionatit Ballkanik.
Ndërsa, në ora 19:30 do të mbahet mbledhja komemorative në qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj