Telenews

Trofeu i Kupës së Botës po vjen në Kosovë, bashkë me të edhe legjenda e Brazilit

Një ngjarje e madhe po vjen! Kupa e Botës, trofeu origjinal që e kanë ngritur vetëm kampionët po vjen për herë të parë në Kosovë.
Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë aty, por shumë lehtë mund të jetë secili dashamir i futbollit, ngaqë kjo ngjarje do të jetë atraksion i veçantë.
Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.

Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj në Prishtinë.
Në linkun e mëposhtëm mund të aplikoni për pjesëmarrje në këtë event.

Të ngajshme

Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji, problemet financiare shtyjnë klubin drejt shitjes së kosovarit –

KushtrimGuraj

Kosova në krye të botës për lojtarë të nivelit të lartë në Counter-Strike –

KushtrimGuraj

Xhaka nuk ndalet, synon suksese edhe më të mëdha me Sunderlandin –

KushtrimGuraj