Telenews

Peja dhe Trepça sot zhvillojnë duelin e tretë të serisë gjysmëfinale

Sot zhvillohet dueli i tretë i serisë gjysmëfinale mes Pejës e Trepçës për ”play off”-in e ArtMotion Superligës së Kosovës në Basketboll.
Në  dy takimet e para mes këtyre dy ekipeve u zhvilluan lojëra shumë interesante e sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.
Pejanët sot kërkojnë fitoret me çdo kusht për të barazuar serinë, derisa Trepça synon ta mbyll dilemën e finalistit të dytë me një fitore e cila do të ishte madhështore në këtë seri.
Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet në ArtSport 1, si dhe Klan Kosova. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të

Valjeta Turkaj

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj