Telenews

Ish-sekretari amerikan nesër viziton Shqipërinë

Ish-sekretari amerikan Mike Pompeo, të hënën do ta vizitojë Shqipërinë.
Siç raporton Top-Channel, arsyeja e kësaj vizite është 100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Ai vjen në vizitë me ftesë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Në kryesinë e kuvendit pritet të mbahet një aktivitet nga ku Pompeo do të jetë folësi kryesor.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.
Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj