Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës sot në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti (Krushe e Vogëlz ora 9:50).
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪).
Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00).
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 11:00).
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” promovon romanin “Eskadronët e vdekjes – kronikë e një kasaphane” i autorit Bardhyl Mahmuti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës Prishtinë, ora 12:00).

Të ngajshme

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Yllka Gashi

72 armë, mitralozë, pushkë e granata, Hoxha jep detaje të reja për armatimin në veri

Yllka Gashi

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Yllka Gashi